Zelensky diskutoi me ushtrinë për çlirimin e mëtejshëm të Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi në një takim të rregullt për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

“Çështjet kryesore janë fronti. Sigurimi i ushtrisë sonë, situata në zona specifike të vijës së frontit dhe ajo që ne po planifikojmë për të rritur numrin e flamujve ukrainas në qytetet në jug dhe në lindje të vendit”, tha Zelensky.

Sipas tij, betejat në rajonin e Donetskut dhe energjia u diskutuan veçmas.

Javën e kaluar, u shënua një pikë historike pasi Ukraina mori në kontroll qytetin e Khersonit, kur forcat ruse tërhoqën nga bregu perëndimor i rajonit Kherson.

Po ashtu, ditë më parë, Zelensky deklaroi se ashtu sikurse në Kherson, forcat ukrainase do të priten me flamuj të Ukrainës edhe në Krime.

Ende pa hyrë trupat e para ukrainase, qytetarët në Kherson nisën festën dhe vendosën flamujt në qytet.

Share This Article