Fitorja e bujshme ndaj Gjermanisë me përmbysje i kishte dhënë shansin Japonisë për t’u kualifikuar që sot, me një fitore ndaj Kosta Rikës që ishte cilësuar si një nga përfaqësueset më të dobëta të Botërorit në Katar pas disfatës 7-0 ndaj Spanjës.
Por sot ekipi latinoamerikan i Keylor Navas ka ndërruar pamje, duke mposhtur aziatikët me rezultatin 1-0, duke ndërruar totalisht hierarkitë e grupit E.
Pas një pjesë të parë të ekulibruar, Kosta Rika në pjesën e dytë mbrohet nga sulmet japoneze dhe përfiton në minutën 81 nga një gabim i kundërshtarëve duke shënuar me anë të Fuller.
Presioni japonez për barazim nuk arrin asgjë, dhe së bashku me Kosta Rikën feston edhe Gjermania që pas humbjes në ndeshjen e parë dukej tashmë e eliminuar. Në qoftë se nuk humb sot kundër Spanjës, gjë jo e thjeshtë, djemtë e Hansi Flick kanë ende shpresa.