Një meteorit 15 tonësh i gjetur në një rajon të Somalisë mund të rezultojë në zbulimin e materialeve të reja, të cilat nuk gjenden në planetin tonë.
Sipas shkencëtarëve, metori përmban dy minerale që nuk janë parë kurrë më parë në planetin tonë, e po ashtu edhe një mineral të tretë, ende i paidentifikuar, i cili po analizohet nga studiuesit nga Universiteti i Albertës në Kanada.
Meteori, që thuhet se është i nënti më i madhi që dihet se ka arritur në sipërfaqen e Tokës, u gjet dy vjet më parë, por vetëm tani janë identifikuar dy elementët mister.
Mineralet e reja janë quajtur elaliite dhe elkinstantonite.