Të paktën 8 oficerë policie mbetën të plagosur pasi një makinë bombë e vendosur në anë të rrugës shpërtheu në momentin kur autobusi i tyre po kalonte për të shkuar në provincën juglindore të Diyarbakir.
Guvernatori i provincës bëri me dije se oficerët e policisë u dërguan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ministri e Brendshme, në reagimin zyrtar për këtë ngjarje të rëndë informon se dy persona janë arrestuar deri në këto momente, të dyshuar si organizatorët e bombëvënies.
Asnjë grupim nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmi, ndërkohë që në këtë zonë shpesh herë operojnë militantë islamikë dhe mbështetës së Partisë së Punëtorëve Kurdë.