Një grua dhe një fëmijë mbetën të vrarë tragjikisht kur një “Audi” jashtë kontrollit i goditi pasi doli nga rruga dhe u përplas me murin e një ekspozite makinash, në Angli.
Mësohet se viktimat, të cilët u shpallën të vdekur menjëherë pas ngjarjes, ishin këmbësorë.
Shoferi u dërgua në spital dhe po trajtohet për lëndime, të cilat përshkruhen si të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas marrjes së ndihmës mjekësore, pritet arrestimi i tij.