Të paktën 3 mijë persona të arrestuar, sipas politikës kufizuese, kundër bandave të armatosura janë liruar pasi janë shpallur të pafajshëm në El Salvador. Lajmi u konfirmua nga presidenti i vendit, Nayib Bukele.
Lirimi i të arrestuarve vjen pas nisjes së qeverisë në fillim të vitit 2022 të një “lufte” frontale kundër bandave të dhunshme që rrënojnë vendin e Amerikës Qendrore.
Më shumë se 61.000 persona të dyshuar si anëtarë të bandës janë arrestuar. Gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur edhe për 30 ditë, deri më 15 shkurt.