Britania e Madhe po përgatitet të nxjerrë në treg stërlinën dixhitale, sipas kursit ligjor, por të kompjuterizuar. Kjo do të hapë rrugën mes kriptovalutave zyrtare të një valute kombëtare. Tashmë epiteti i ditës nuk është më ‘brexit’ në Londër, por ‘Britcoin’.
Në ndërtesën neoklasike të Bankës së Anglisë kanë vendosur të përqafojnë të ardhmen. Guvernatori Andrew Bailey konfirmoi krijimin e një kriptopaundi me portretin e Mbretit Çarls III. Qytetarët britanikë mund të kenë në portofol një paund të ri dixhital, që mund ta shpenzojnë online si një alternativë ndaj parave cash,, brenda kësaj dekade. Lëvizja britanike është komentuar si një tërmet që shkon përtej kuriozitetit teknologjik dhe faktorit risi.
Qeveria britanike dëshiron të ndalojë rritjen e kriptomonedhave private, si Bitcoin dhe StableCoins, monedha dixhitale të mbështetura nga asete reale. Kriptomonedhat shihen nga banka si shumë spekulative dhe jo zëvendësuese për të ashtuquajturat monedha ‘fiat’, monedha të emetuara nga bankat qendrore. Në vend të kësaj, “Britcoin” do të jetë diçka e ngjashme me një monedhë të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, “çmimi” do të lëvizë në përputhje me vlerën e paundit, në vend që të lëvizë egërsisht lart e poshtë, siç ka bërë Bitcoin gjatë vitit të kaluar.
Paundi i ardhshëm dixhital do të jetë praktikisht identik me pagesat e sotme online: i përdorshëm për blerje në Amazon dhe faqe të ngjashme të tregtisë elektronike, duke përdorur një smartphone. Megjithatë, ajo që do të ndryshojë është se nuk mund të përdoret për të fituar interes – si Staking për kriptovalutat – dhe të paktën fillimisht, do të ketë kufij: për të shmangur spekulimet, do të vendoset një maksimum prej 20 mijë kripto-paund për person. Mbi këtë bazë, pra, nuk ka gjasa që Britcoin të zëvendësojë llogaritë rrjedhëse brenda një kohe të shkurtër. Në synimet e Bankës së Anglisë, ky paund i ardhshëm dixhital nuk do të zëvendësojë, por do të plotësojë paratë e gatshme.
Fillimisht pritet të ketë pak përdorim, por nëse përhapet, ai mund të tejkalojë transaksionet tradicionale. Përballë paqëndrueshmërisë ekstreme të kriptomonedhave dhe pas rrëzimit të FTX, me miliona kursimtarë të mashtruar, Banka Qendrore dëshiron të sigurojë publikun se një kriptomonedhë e mbështetur nga shteti do të ishte po aq e sigurt sa paratë.
/SCAN