Batalioni i vullnetarëve bjellorusë që janë pjesë e regjimentit Kastus Kalinouski që lufton përkrah forcave ukrainase, ka arritur të shkatërroj kullën vrojtuese të ushtrisë ruse nga një distancë e madhe.
Ata përdorën një lloj topi të njohur ndryshe si ATGM, nga i cili shkrepën predhat që ishin shumë precizë dhe hodhën në erë kullën vrojtuese të rusëve në Ukrainë.
Predha lansoheshin nga një ndërtesë kolektive dhe që ishte e kamufluar me përdhe dhe gjësende tjera. Aty shihen njëri prej vullnetarëve bjellorusë që përgatit koordinatat, dhe pasi që sigurohet se janë të sakta fillon me sulmin.
Ky batalion i bjellorusëve që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i janë bashkuar forcave ukrainase. E duke marrë parasysh se janë shtet fqinj i Ukrainës, duket se e njohin mirë terrenin, pasi janë bërë të pathyeshëm karshi rusëve.
Pamje të ngjashme të këtij batalioni janë publikuar edhe më parë, ku shumë prej tyre arrinin të shkatërronin tanke e mjete tjera të blinduara të ushtrisë së Vladimir Putinit.