Foto tronditëse të kapura nga ajri tregojnë shkatërrimin total të qytetit Maryinka, në Donetsk, aty ku ukrainasit dhe rusët luftojnë që prej vitit 2014.
Maryinka ka qenë një fushë beteje shumë kohë para nisjes së ofensivës së madhe ruse në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar. Aty janë zhvilluar luftime të ashpra që prej vitit 2014.
Veçanërisht, luftimet e vitit të fundit nuk kanë lanë asnjë ndërtesë të paprekur në qytetin ku dikur jetonin më shumë se 10 mijë banorë, nga të cilët shumë janë vrarë, e pjesa tjetër janë zhvendosur në zona më të sigurta.