ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 2 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 3 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 4 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 7 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Fundi i gënjeshtrave të presidentit serb, Borrell dhe Escobar përgënjeshtrojnë Vuçiqin: Marrëveshja me Kosovën është obligative edhe pa nënshkrimin e saj

albnews by albnews
21 March, 2023
in Kosova
0
Fundi i gënjeshtrave të presidentit serb, Borrell dhe Escobar përgënjeshtrojnë Vuçiqin: Marrëveshja me Kosovën është obligative edhe pa nënshkrimin e saj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi në Ohër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se Aneksi i marrëveshjes me Kosovën nuk është obligativ, sepse nuk e ka nënshkruar. Por, me të njëjtën shpejtësi mbërritën edhe mohimet nga Bashkimi Evropian dhe Amerika, zyrtarët e të cilëve thonë se marrëveshja është shumë e vlefshme.

Përgjigja për Vuçiqin erdhi nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, por edhe nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

Portali serb “Nova”, shkruan se Borrell tha se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e arritur në takimin në Ohër, u bë ligjërisht e detyrueshme në momentin kur Bashkimi Evropian doli me njoftimin.

“Marrëveshja nuk u nënshkrua për arsye ligjore, por të dyja palët ranë dakord që deklarata ime (pas takimit të Ohrit) përfaqëson për të dyja palët një angazhim për t’u përkushtuar plotësisht ndaj detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje dhe zbatimi i saj”, tha Borrell pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Ai shtoi se ky është një moment historik i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili krijon një “status quo të re në dialog”. Theksoi se BE-ja do të monitorojë procesin e zbatimit të gjithçkaje për të cilën është rënë dakord dhe shtoi se ka çështje urgjente që duhet të zbatohen menjëherë, siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Marrëveshja e arritur nga Kosova dhe Serbia në takimin në Ohër, në Maqedoninë e Veriut, është ligjërisht e detyrueshme. Ai është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët në çdo aspekt. Nuk ishte çështje nënshkrimi, por obligimi”, tha Escobar, transmeton Telegrafi.

“Hapi i radhës për të dyja palët është fillimi i zbatimit të marrëveshjes”, theksoi ai.

Kështu iu dha fund të gjitha spekulimeve nëse është e vlefshme apo jo marrëveshja nga Brukseli dhe Ohri, e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë.

Kujtojmë se një ditë pas takimit në Ohër, në një fjalim për opinionin serb, Vuçiq tha se në kuptimin formal dhe juridik është e vështirë të vërtetohet se marrëveshja ekziston pa nënshkrim.

Një ditë pas deklaratave të Borrellit dhe Escobarit të cilat demantojnë Vuçiqin, ai thotë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar asnjë pikë para askujt. Por duket se e ka bërë, ndaj tani thotë se vlen edhe marrëveshja verbale.

“Do ta përsëris edhe një herë – është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur unë i vë nënshkrim ose vulë diçkaje ose kur bie dakord verbalisht ose gojarisht me të. Askush nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për Serbinë, përveç presidentit të saj ose, në disa raste, kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme. Sa i përket zbatimit, Serbia do të përmbushë dhe do të bëjë gjithçka që ka thënë se do të bëjë për zbatimin”, tha dje Vuçiqi. /

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result