ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 3 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 3 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 9 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit

albnews by albnews
26 March, 2023
in Kosova
0
Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë për të diskutuar me krerët e shtetit shqiptar mbi zhvillimet e fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Një javë pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë të dielën (26.03.) për të diskutuar me krerët e shtetit shqiptar mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Në takimet kryesore politike, Kurti ka gjetur mbështetje të gjerë politike nga Tirana zyrtare për kurajon e treguar në Takimin e Ohrit dhe ujdinë e arritur për të hedhur hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë,

Gjatë paradites së të dielës Kurti u prit nga Presidenti i Shqipërisë, z Bajram Begaj, dhe më pas nga kryeparlamentarja znj. Lindita Nikolla.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i vlerësoi rezultatet e takimit të Ohrit, si një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Ai përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga kryeministri i Kosovës dhe ekipi negociator për ta pranuar planin evropian dhe zbatuar atë.

Zyra e Presidencës njoftoi se lidhur me takimin e Ohrit të mbajtur më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi dakordësimin publik dhe angazhimin e palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës.

Begaj ka shprehur po ashtu besimin, se do të gjenden mekanizmat e duhur që dakordësimi publik i Ohrit të kthehet në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Kurti zhvilloi bisedime të dielën edhe me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në Facebook se i ka shprehur kryeministrit të Kosovës simpatinë për kurajon dhe realizmin që ka treguar për të hedhur hapa me rëndësi.

‘E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë’, ka shkruar Edi Rama. Kryeministri Albin Kurti zhvillon bisedime edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result