Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith, ka thënë se krimi në këtë vend është i lidhur me politikën dhe biznesin dhe kjo është një nga problemet mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Ai shtoi se krimi është problem ndërkombëtar dhe ajo që duhet të bëhet është përkushtimi që këto lidhje të dobësohen në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Po bie dakord që është problem. Mënyra e lidhjes midis politikës, krimit dhe biznesit, është problem i të gjithëve. Ndaj dhe krimi është fenomen ndërkombëtar dhe duhet të përkushtohemi me forcat tona për dyfishimin e përpjekjeve dhe njerëzit duhet të shohin dhe të sigurohemi që këto lidhje të dobësohen dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe politika të përfaqësojë njerëzit”, tha Smith në Euronews Albania.