“Dukesh i lodhur”, Lukashenko i shqetësuar për Vladimir Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjendja shëndetësore e presidentit rus, Vladimir Putin, shpeshherë është komentuar nga ekspertët e gjuhës së trupit që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Tashmë të gjitha dyshimet marrin zë dhe kjo vjen pikërisht nga aleati kryesor i kreut të Kremlinit, presidenti bjellorus Lukashenko, i cili në vizitën e fundit në Moskë u shfaq i shqetësuar për shëndetin e presidentit.

“Më dukesh shumë i lodhur”, i tha Lukashenko-Putinit përpara se ta përqafonte.

Presidenti bjellorus kritikoi dhe stafin e Putin duke thënë se nuk janë kujdesur si duhet për të, me liderin rus që përpiqet ta minimizojë të gjithë situatën e shfaqur drejtpërdrejt nga televizionet.

Moska është mbështetësi më i afërt politik dhe financiar i Minskut. Lukashenko e lejoi Putinin të përdorte territorin e Bjellorusisë si pikënisje për pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Share This Article