Manchester City është një hap më afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Bayernin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Etihad.
Man City luajti një ndeshje dominuese në të cilën golat i shënuan Rodri, Bernardo Silva dhe Erling Haaland.
Pas ndeshje ka folur Pep Guardiola, i cili që tani e ka mendjen në ndeshjen kthyese në “Allianz Arena”.
“Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë mes dy skuadrave të mëdha. Gjatë 55, 60 minutave të lojës, ne pamë futboll të pasigurt dhe një lojë të ngushtë. Ne hapëm ndeshjen shkëlqyeshëm me një gol të jashtëzakonshëm të Rodrigos, por më pas Musiala dhe Gnabry filluan të na shkaktonin probleme”.
“Pesë, 10, 15 minutat e para në pjesën e dytë ishin më të mirë, patën raste, por pas kësaj u përshtatëm, vendosëm kontrollin dhe në fund dominuam”.
“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, por e di shumë mirë se çfarë do të thotë të shkosh të luash në Mynih. Ne e dimë se çfarë cilësie kanë ata dhe ne do të përpiqemi të përgatitemi për të luftuar. Kam jetuar dy vjet në Mynih, e di se çfarë mentaliteti dhe cilësie kanë. Asgjë nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Guardiola.