Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar së fundmi një takim në Londër me Stewart Peach, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Ku kanë diskutuar për progresin e fundit dhe avancimet e rëndësishme në procesin e dialogut, siç ka thënë Osmani.
Presidente Osmani ne këtë takimi theksoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe nevojën për të ngritur lidhjen dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Ndërsa isha në Londër, u takova gjithashtu me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për VB Lord Peach. Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter.
Presidentja Osmani këtë takim e ka zhvilluar në kuadër të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku ishte e ftuar në inaugurimin e mbretit Charles III.