Rekord në shitjen e xhevahireve të filantropes austriake, Heidi Horten. Ankandi tejkaloi shumën e koleksionit të aktores hollivudiane, Elizabeth Taylor prej 116 mln USD në 2011, duke arritur në vlerën e 202 mln USD.
Horten u nda nga jeta vitin e kaluar dhe sipas “Forbes” kishte një pasuri që arrinte deri në 2.9 mld USD. Por ankandi i Chrsities i mbajtur në Gjenevë, pati edhe dritëhije dhe skepticizëm mbi origjinën e trashëgimisë së filantropes, bashkëshorti i së cilës, Helmut Holten ishte anëtar i Partisë Naziste.
Dhe rezulton se pasuria e tij u ngrit pikërisht mbi blerjen me çmime tejet të ulëta të kompanive dhe pasurive të hebrenjve të përndjekur gjatë luftës.
Pikërisht shumë organizata hebraike kanë kundështuar me forcë mbajtjen e këtij ankandi, por shtëpia e ankandeve ka kundërshtuar, duke saktësuar që një pjesë e të ardhurave do të alokohen pikërisht mbi iniciativa që kanë të bëjnë me çështjen e Holokaustit.