Ferrari prej 83,610 tulla Lego ekspozohet në Danimarkë

albnews
By
1 Min Read

Një Ferrari, modeli Monza SP, i ndërtuar nga 383,610 tulla Lego u ekspozua në Legoland në Billund, Danimarkë.

Makina u ndërtua në Republikën Çeke me ndihmën e projektuesve të Ferrarit.

U desh pothuajse një vit për ndërtimin e makinës me ndihmën e inxhinierëve nga kompania e makinave luksoze sportive.

Rrotat dhe timoni i saj janë të vetmet pjesë origjinale të përdorura për modelin 1.34 ton në madhësi reale.

Vizitorët bën foto dhe admiruan punën e bërë për ndërtimin e kësaj makine Lego dhe dizajnin e saj unik.

Share This Article