ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut 15 hours ago
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat 15 hours ago
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë 15 hours ago
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut 15 hours ago
Adoleshenti i burgosur më parë në Dubai, vdes në ndjekje nga policia në Londër 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Prokurimet publike, 50 kompanitë e mëdha marrin 55% të parave

albnews by albnews
24 May, 2023
in Albania
0
Prokurimet publike, 50 kompanitë e mëdha marrin 55% të parave

HAPET TUNELI I SKERFICES - Rruga Kardhiq Delvine, e fotografuar me rastin e ceremonise se hapjes se tunelit te Skerfices. Me hapjen e tunelit dhe rrjedhimisht te rruges Kardhiq-Delvine, rruga nga Tirana në Sarande shkurtohet me 45 minuta. Gjatesia e tunelit eshte 1316 metra dhe e gjithe rruga prej 34 kilometrash konsiderohet si nje nyje strategjike per ekonomine dhe turizmin. /r/n/r/nSKERFICA TUNNEL OPENS - Kardhiq Delvine Street, photographed on the occasion of the opening ceremony of the Skerfica tunnel. With the opening of the tunnel and consequently of the Kardhiq-Delvine road, the road from Tirana to Sarande is shortened by 45 minutes. The length of the tunnel is 1316 meters and the whole road of 34 kilometers is considered a strategic node for the economy and tourism.

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria shqiptare prokuroi gati 82 miliardë lekë mallra dhe shërbime gjatë vitit 2022, të cilat u përfituan nga 2,260 kompani private. Por shumica dërrmuese e parave i vajtën një numri shumë të vogël kompanish.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Kompanitë më të mëdha të prokurimeve publike siguruan shumicën dërrmuese të të ardhurave nga tregu i prokurimeve gjatë vitit 2022, ndërsa pjesa më e madhe e kompanive operuese në tregun shqiptar nuk morën pjesë në tenderë. Të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik të analizuara nga BIRN tregojnë se nga totali prej gati 82 miliardë lekësh të prokuruara (713 milionë euro), dhjetë kompanitë më të mëdha kontraktuese morën 17% të parave ndërsa 50 kompanitë më të mëdha morën 55%. Nëse llogarisim shumat e përfituara nga 100 kontraktorët më të mëdhenj, ata morën bashkërisht 57 miliardë lekë ose 70% të totalit.

RelatedPosts

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Angli/ Hetimi për vetëvrasjen e Leonard Farrukut. “Home Office humbi mundësinë për të vlerësuar shëndetin mendor”

Gjithsej në Shqipëri vlerësohet se operojnë rreth 100 mijë kompani, nga të cilat, rreth 2260 ishin përfituese të tenderëve publikë. Nga këto, rreth 2160 kompani përfituan 30% të fondit të prokurimeve.

Kompania e ndërtimit të rrugëve Alb-Building u rendit e para për nga sasia e parave të kontraktuara, 2.7 miliardë lekë, përmes dy kontratave. Njëra, “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)”, konsiston në ndërtimin e një rruge 23 metra të gjerë me gjatësi 5060 metra linearë. Kostoja totale prej gati 2.2 miliardë lekësh, nënkupton një kosto prej 431 mijë lekësh për metër linear ose 3.75 milionë eurosh për kilometër, pa shtesat e punimeve që rëndom pasojnë kontratat fillestare në ndërtimin e rrugëve. Projekti tjetër quhet “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan, Loti 2: Argjinatura mbrojtëse e Lumit Shkumbin”.

Mc Networking u rendit për herë të parë në listën e kontraktorëve të mëdhenj të qeverisë. Ajo u kontraktua në total në shtatë kontrata me vlerë 2.3 miliardë lekë, ku kontrata dominuese ishte “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”, me vlerë 2.1 miliardë lekë, ku Mc Networking është pjesë e një konsorciumi me kompanitë Gjoka Kokstruksion dhe Intetra Elektonik Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirk.

Kompania e rrugëve A.N.K. u rendit e treta me një kontratë të vetme, “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë Loti 2 (pjesa e dytë)”. Ajo e fitoi këtë kontratë me një ofertë në masën 99.97% të fondit limit. Kontrata parashikon ndërtimin e 17 kilometrave rrugë me dy korsi. Vlera totale e kontratës është gati 2.2 miliardë lekë.

Kompania 4 A-M u rendit në vend të katërt me 1.96 miliardë lekë kontrata. Kontrata më e madhe me vlerë gati 1.1 miliardë lekë konsiston në ndërtimin e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës në Tiranë.

Në vend të pestë, kompania LA – OR. Ajo ka fituar dy tenderë për linja transmetimi nga Operatori i Sistemit të Transmetimit me vlerë 1.9 miliardë lekë. Kompania ka arritur t’i fitojë tenderët me oferta 98.5% të fondit limit.

Në vend të gjashtë, kompania Agi Kons, e cila është shpallur fituese për fazën e parë të godinës së re të teatrit kombëtar nga Bashkia Tiranë me vlerë kontrate 1.84 miliardë lekë. Oferta fituese është e barabartë me 99.24% e fondit limit.

Në vend të shtatë, Infosoft Systems është kontraktuar për disa dhjetëra punime në fushën e teknologjisë së informacionit për një vlerë totale prej 1.62 miliardë lekë. Kontratat e saj janë fituar me mesatarisht oferta në masën 90% të fondit limit.

Advanced Business Solutions – ABS renditet në vend të tetë. Ajo ka fituar 12 kontrata për teknologjinë e informacionit me vlerë totale 1.47 miliardë lekë dhe me oferta mesatare sa 91% e fondit limit.

Gener 2, kompania e ndërtimit të rrugëve, ka fituar një tender për Rivitalizimin e Skarpatave të rrugës së sapopëruruar Kardhiq-Delvinë me vlerë 1.43 miliardë lekë dhe me ofertë fituese sa 99.65% e fondit limit.

Salillari renditet në vend të dhjetë me 7 kontrata ndërtimi me vlerë totale 1.38 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2022, autoritetet e ndryshme shtetërore kontraktuan 1.7 miliardë lekë mallra apo shërbime përmes metodës së negocimit pa njoftim paraprak të kontratës. Kontrata më e madhe e kësaj natyre u lidh nga Bashkia Tiranë me vlerë 228 milionë lekë dhe konsistonte në “Shtese kontrate – Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Kontrata e dytë më e madhe pa garë u lidh nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe kishte vlerë 115 milionë lekë. Objekti i kontratës ishte: Mirëmbajtja e sistemit të informacionit për shëndetin publik të QSUNT.

Lista e kontraktuesve të mëdhenj të qeverisë shqiptare ka pësuar luhatje jo të vogla përgjatë viteve. Në vitin 2020, kompania Fusha nën pronësinë e biznesmenit Shkëlqim Fusha arkëtoi 3.9 miliardë lekë (rreth 32.5 milionë euro), duke u renditur i pari.

Në vitin 2021, Fusha rezutoi fitues i tre tenderëve gjithsej me fond 403 milionë lekë dhe duke u renditur në vend të 35 mes kontraktorëve më të mëdhenj. Në vitin 2022, Fusha u rendit në vend të 24-rt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

4 October, 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

4 October, 2025
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

4 October, 2025
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result