Atmosfera në rrugët e qytetit të Stambollit është ndezur në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester City-t.
Një 90 minutësh që pritet të jetë tepër i zjarrtë edhe në fushën e lojës, pasi City synon të fitojë për herë të parë trofeun me veshë të mëdhenj. Trajneri Pep Guardiola nuk e ka cilësuar si obsesion këtë përballje dhe se e ka përgatitur si çdo sfidë tjetër në këtë sezon.
“Për mua është një ëndërr. Arritja e objektivave është vërtetë diçka që nuk e kisha imagjinuar. Nuk është e pazakontë mbërritja në finale. Ne e përgatitëm lojën si çdo ndeshje të sezonit dhe nuk mund të kontrolloj mendimet e njerëzve. Jam munduar të përgatis ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme për të marrë maksimumin nga të gjithë.
Nuk mendoj se jemi favoritë, ashtu siç nuk mendoj se Interi ka fituar më shumë se City në nivel Europian. Është thjeshtë një ndeshje futbolli, por nuk arrin shpesh në këtë fazë të një turneu si Champions League”.
Tifozët që nuk do të kenë mundësi për të blerë biletë për në stadiumin Ataturk do munden ta ndjekin sfidën në ekranet gjigant jashtë impiantit. City vjen pas dy sukseseve në Angli, ku arriti Premier League dhe FA Cup, ndërsa Inter po kalon një moment të jashtëzakonshëm, ku ka fituar 11 nga 12 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet.