Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq gjatë tubimit të sotëm në veri të Mitrovicës, ka kërcënuar se serbët do të përgjigjen nëse, siç e quajti ai, “zullumi” ndaj popullatës serbe në veri do të vazhdojë.
Milloviq nuk ka precizuar se në çfarë forme do të ndodhë kjo përgjigje.
“Ne serbët nga veriu i Kosovës kemi një porosi, se nëse vazhdon ‘zullumi’ ndaj popullit tonë, do të detyrohemi t’i përgjigjemi të gjithë atyre të cilët na duan të keqen”, ka thënë Milloviq.
Në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës, ku morën pjesë edhe krerët e Listës Serbe, u dëgjuan këngë dhe u panë flamuj serb.