Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë vitit 2022 ushtruan veprimatrinë e tyre 583 zyra të këmbimi valutor, shkruan ATSH.
Referuar Raportit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë vitit 2022 u dhanë 56 licenca të reja të zyrave të këmbimit valutor, si dhe u revokuan 29 licenca.
Struktura e sistemit bankar dhe financiar shqiptar në fund të vitit 2022, përbëhet nga 11 banka, 38 subjekte financiare jobanka, 583 zyra të këmbimit valutor, 16 shoqëri të kursim-kreditit dhe 1 union i shoqërive të kursim-kreditit.
Bankat e ushtrojnë veprimtarinë nëpërmjet 401 degëve/agjencive, të shtrira brenda territorit të vendit.
Gjatë këtij viti, rrjeti i bankave u zgjerua me 1 degë të re, ndërkohë që bankat kanë njoftuar mbylljen e 21 degëve/agjencive.
( Marrë nga ATSH )