Armando Broja nuk do të udhëtojë me Chelsea-n në SHBA, me blutë e Londrës që nisin turneun parasezonal. Sulmuesi kuqezi e humbi pjesën e mbetur të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë në sfidën miqësore kundër Aston Vilës.
Pavarësisht se është stërvitur me ekipin e parë në Cobham gjatë dy javëve të fundit, Broja ende nuk është rikuperuar plotësisht. Blutë kanë vendosur që të mos ta grumbullojnë atë për në SHBA, për të shmangur ndonjë problem të mundshëm.
Ashtu si Marcus Bettinelli dhe Benoit Badiashile, 21 vjeçari do të vazhdojë programin e tij të rehabilitimit në Londër. Broja reagoi me vendimin e klubit në Instagram, ku postoi një foto duke u stërviur me mbishkrimin “Durim”. Nga sulmuesi kuqezi pritet shumë në Londër në këtë sezon.
Ai do të konkurojë për vendin e titullarit me 22 vjeçarin Nikolas Xhekson, që Chelsea e bleu nga Vijareali.
Ndryshe nga lojtari i përfaqësueses kuqezi, Jackson ka udhëtuar me skuadrën për në Amerikë, ku ai do të përpiqet që të lërë një përshtypje pozitive te trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino. Sfida e parë e londinezëve do të jetë kundër Urexham më 20 Korrik.