ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 2 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 2 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 2 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 3 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Humbje pas humbje/ Basha kandidon për herë të katërt në krye të PD

albnews by albnews
29 July, 2023
in Albania
0
Humbje pas humbje/ Basha kandidon për herë të katërt në krye të PD
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lulzim Basha kërkon për herë të katërt të jetë kryetar i Partisë Demokratike. Që nga vitit 2013 kur kandidoi përballë Sokol Olldashit pas dorëheqjes së Sali Berishës, ai arrit të zgjidhej në çdo proces zgjedhor krye të PD. Por e përbashkëta tjetër e këtyre zgjedhjeve është edhe përçarja që ka krijuar në grupe e struktura të ndryshme të partisë.

Nga 2013 e deri në 2017 ishte grupi i xhaketave të vjetra që kishin bërë historinë në PD, të cilët kishin krijuar pakënaqësi nga lidershipi i Bashës duke bërë që kësaj force politike t’i largoheshin emra si Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi etj.

RelatedPosts

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Mbështetja që Basha kishte nga Sali Berisha deri në shtatorin 2021 ishte e mjaftueshme që t’i bënte ballë përplasjeve brenda partisë e të dilte triumfator. Por vendimi i 9 shtatorit 2021 që largoi Berishën nga grupi parlamentar solli ndarjen e parë zyrtare të PD në dy fraksione, ku pjesa më e madhe e demokratëve ikën me Sali Berishën, i cili nisi betejën e rithemelimit të PD.

Përçarja mes demokrateve e tregon më së miri përleshja në 8 janarin e vitit 2022 se kush do të mbante selinë e PD. Por pavarësisht mbështetësve të Berishës, Basha arriti ta mbante partinë edhe për pak kohë për shkak se dokumentet zyrtari vijon të njihnin atë si kryetar.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 sollën humbjen që detyroi Bashën të jepte dorëheqjen. Të paktën me fjalë. Dhe siç thotë shprehja, fjalët i merr era, Lulzim Basha vijoi të qëndronte de jure kryetar i PD, ndërsa spaletat i kishte deleguar të besuarit Enkelejd Alibeaj i cili udhëhoqi partinë drejt disfatës së madhe të 14 majit 2023.

Për më shumë se një vit, Lulzim Basha u zhduk nga skena politike duke marrë pushime të gjata. Madje duke mos u angazhuar as në vendoret e 14 majit, zgjedhje të cilat duket se i kishte pritur për të rikandiduar në krye të partisë. Humbja e radhës së demokratëve përballë socialistëve ishte terreni i duhur për Bashën që të rikandidonte, por këtë herë duke krijuar fraksionin e tretë brenda PD.

Në këto zgjedhje të katërta për Lulzim Bashën partia është në një lëmsh ligjor. Krahas Sali Berishës që pretendon drejtimin e saj në Gjykatë, tashmë është edhe Gazmend Bardhi që me kompetencat e sekretarit të përgjithshëm kërkon të ndalojë një proces zgjedhor që me siguri do të shënojë krizën më të thellë të demokratëve me tre dekada ekzistencë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result