Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar përgatitjen e procedurave për largimin e kryetarëve nga komunat në veri të Kosovës pas rënies dakord të kryeministrit Albin Kurti për çtensionimin e situatës në veri të vendit.
Ndërkaq, grupi i punës “është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.
Sipas qeverisë së Kosovës, “duhet ta finalizojë Projekt – Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë te Zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri me datën 01 shtator 2023”.