Britani, aktivistët e “Greenpeace” protestë kundër vendimit për shpimet e naftës dhe gazit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup aktivistësh të “Greenpeace” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit britanik Rishi Sunak për të mbështetur një rritje të konsiderueshme të shpimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut, sot u ngjitën në çatinë e rezidencës së tij në Yorkshire, transmeton Anadolu.

Protestuesit u ngjitën në çatinë e rezidencës së kryeministrit dhe e mbuluan atë me një “mbulesë të zezë si vaj” që mbulonte afërsisht 200 metra katrorë. Siç mund të shihet në një foto të shpërndarë nga “Greenpeace” në platformën X, e njohur më parë si Twitter, dy aktivistë zbuluan një pankartë ku shkruhej “Rishi Sunak – Fitimet e naftës apo e ardhmja jonë?”.

Sunak nuk është i pranishëm në rezidencë pasi është nisur për pushime familjare në SHBA dhe pritet të qëndrojë jashtë vendit rreth 10 ditë.

Britania e Madhe ka nisur raund të ri të lëshimit të qindra licencave të kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut për të rritur sigurinë dhe pavarësinë e energjisë, duke injoruar thirrjet e aktivistëve mjedisorë dhe të OKB-së për të ndaluar zhvillimin e projekteve të reja të karburanteve fosile.

Njoftimi i kryeministrit britanik vjen ndërsa shkencëtarët e OKB-së dhe aktivistët mjedisorë u bëjnë thirrje qeverive në mbarë botën të përshpejtojnë kalimin nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme pas një vere me temperatura të larta rekord, thatësirës ​​dhe përmbytjeve të lidhura me ndryshimet klimatike.

Share This Article