Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandër Fomin dhe komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, gjeneral brigade Kiyumars Heydari, diskutuan bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.
Ata gjithashtu shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet dypalëshe të sigurisë dhe të dyja palët riafirmuan angazhimin e tyre për të thelluar dialogun në sektorin e mbrojtjes, shkruajnë mediat e huaja.
Heydari mbërriti në Rusi dy ditë më parë dhe ka zhvilluar një program bisedimesh dypalëshe ndërsa ka vizituar qendra teknologjike dhe trajnimi në të gjithë vendin.