Balluku takon Princin e Kurorës në Abu Dabi, zbulon se çfarë diskutuan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka njoftuar se kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme.

Sipas Ballukut, energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COOP 28.

 Postimi i plotë i ministres:

Abu Dabi, me Princin e Kurorës, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe disktuam mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare. Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COOP 28. EBA është një vend partner që na ka mbështetur në vijimësi. Më tej kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë , por dhe për rajonin , në prani dhe të Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suëaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues dhe mezi pres të ndaj me publikun vendimet që kemi marr gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Share This Article