Teksa ka komentuar dosjen “Metamorfoza”, gazetari Mentor Kikia theksoi se krimi është ngritur në një nivel të lartë, duke pasur bashkëpunim edhe me strukturat e policisë, gjë për të cilën shtoi se kjo duhet të ngre alarmin në vend.
“Agresiviteti i vrasjeve të kujton Siçilinë e viteve ’80. Nuk ndodhte asgjë më shumë në Sicilinë e atyre viteve, në krahasim me këto dosje të zbuluara. Shpresoj t’i japë fund një prej ngjarjeve kriminale në Shkodër. Por është jo fort optimiste pasi u zbulua edhe falë përgjimeve që erdhën nga jashtë”, tha ndër të tjera gazetari Kikia.