Një numër rekord i grave pritet të shënohet në zgjedhjet për Kuvendin britanik, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm. Deri më tash, 1120 nga 3322 kandidatët e regjistruar janë gra.
Dy partitë kryesore të vendit ishullor, Partia Konservatore në pushtet dhe Partia Laburiste në opozitë, pritet të kenë kandidate për të gjitha rajonet.
Deri më tash, Partia Konservatore i ka regjistruar 635 kandidatë, Partia Laburiste 632, Partia Liberaldemokrate 611 dhe Partia e Gjelbër 498.
Sipas statistikave, Partia Laburiste i ka 333 kandidate apo 52 për qind të të gjithë kandidatëve, ndërsa Partia Konservatore vetëm 190 ose 30 për qind.
Megjithatë, përpos Partisë Laburiste, e cila në mesin e kandidatëve për deputetë ka më shumë gra se burra, të gjitha partitë e tjera të mëdha kanë më shumë burra se gra.
Në zgjedhjet e vitit 2015 kishin marrë pjesë 1033 gra, ndërsa ky numër në vitin 2017 kishte rënë në 973.
Shumë politikane kanë thënë se abuzimet në rrjetet sociale janë shqetësimi dhe pengesa kryesore e tyre dhe këto arsye mund t’i shtyjnë ato që të mos garojnë në këto zgjedhje, shkruan “BBC”.