ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 12 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 12 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 12 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 12 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

BIRN: Gjykata Kushtetuese kërkon paga dyfish më të larta se pjesa tjetër e gjyqësorit

albnews by albnews
13 September, 2023
in Shqiperia
0
BIRN: Gjykata Kushtetuese kërkon paga dyfish më të larta se pjesa tjetër e gjyqësorit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi të martën më 12 shtator një propozim të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve të saj dhe të anëtarëve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në masën dyfish krahasuar me pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe në tejkalim të ndjeshëm të pagës referencë të Presidentit të Republikës.

Projektligji i hartuar Ministria e Drejtësisë, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese, parashikon që paga e një gjyqtari kushtetues të jetë rreth 644 mijë lekë, ndërsa e kryetarit të kësaj gjykate në vlerën rreth 773 mijë lekë. Ky projektligj u konstestua nga disa anëtarë të Komisionit si “i palogjikshëm dhe i pabazuar”.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Projektligji u prezantua në komision nga zv. Ministri i Drejtësisë, Klajdi Karameta dhe drejtori i Kodifikimit, Besmir Beja. Këta të fundit thanë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve te posaçëm janë aktualisht më të larta se ato të Gjykatës Kushtetuese dhe se për këtë arsye ishte e nevojshme të trajtoheshin sipas hierarkisë në sistem.

Deputeti Fatmir Xhafa e kontestoi projektligjin përmes një serie pyetjesh drejtuar përfaqësuesve të ministrisë së Drejtësisë, ndërsa theksoi se me këto ndryshime, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të merrnin dyfishin e pagës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

“Dini ndonjë rast kur Gjykata Kushtetuese ka dënuar ndonjë me burgim të përjetshëm? Po që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë hequr dorë nga privatësia dhe janë kushtëzuar në një sërë të drejtash dhe liri që u njeh kushtetuta, që i barazoni në këtë mënyrë?”, pyeti ai ndër të tjera dhe shtoi nëse e konsideronin Gjykatën Kushtetuese si shkallë të katërt të sistemit të drejtësisë.

Xhafa po ashtu i cilësoi të paqarta argumentet dhe kriteret mbi të cilat është justifikuar ngritja e pagave të gjyqtarëve kushtetues në projektligj.

“Thoni se ka funksione kontrolluese. Kontrolli i Lartë i Shtetit i kontrollon të gjithë. Atëherë i japim KLSH-së një status të veçantë page. Pse nuk ia japim? Pse qenkan mbi deputetët? Këta bëjnë një vendim në 12 muaj, deputetët nxjerrin çdo ditë ligj. Cili është kriteri?” tha Xhafa, ndërsa shtoi se gjendeshin “në një rreth pa kritere, pa shumë logjikë”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Besmir Beja pranoi se Gjykata Kushtetuese nuk është hierarki e katërt e sistemit gjyqësor, por shtoi se qëllimi i projektligjit ishte që të kalohet pak rroga e gjyqtarëve e prokurorëve të posaçëm, për t’u arritur që pagat e tyre të jenë në hierarkinë e pagës në gjyqësor.

Xhafa u shpreh se nuk mori përgjigje për pyetjet.

“Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por argumentet që paraqitët dhe logjika që është ndjekur nuk e justifikon këtë që është bërë,” tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e quajti të jashtëzakonshëm diferencimin e pagës për gjyqtarët kushtetues dhe ngriti pikëpyetje se projektligji ishte klientelist.

“…ka për synim që Gjykata Kushtetuese të vetëlidhë sytë në të ardhmen. Nuk po flasim për një gjykatë që vlerëson mbi prova, por që interpreton me fjalë,” tha ai.

“Sigurisht që qeverisë do t’i interesojë se pas kësaj asnjë ligj i qeverisë nuk do të rrëzohet. Ky është një ligj kilentelist ku shkëmbehen favore mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë,” shtoi Bylykbashi, ndërsa shtoi se çfarë do të mendonin qytetarët kur të mësonin për pagën 644 mijë lekë në muaj të gjyqtarit kushtetues.

Në përfundim, Komisioni miratoi me 12 vota pro projektligjin. Nga 14 anëtarët e pranishëm të Komisionit për Çështjet Ligjore votoi kundër Bylykbashi, ndërsa deputeti Fatmir Xhafa abstenoi./reporter.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result