Ndeshja futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës solli emocione të shumta në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshja u mbajt më 9 shtator, në kuadër të lojës kualifikuese për “Euro 2024”.
Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova ka kapur disa nga momentet më të mira të ndeshjes, ku në mesin e tyre ishte edhe nderimi që iu bë ish sulmuesit Albert Bunjakut, i cili kishte luajtur për Kosovën dhe Zvicrën.Pasi Bunjaku mori një fanellë dhe një pankartë në shenjë mirënjohje, ai u përqafua edhe nga Xherdan Shaqiri.
Pas disa javësh pushim, Kuvendi i Kosovës u rikthye me punime më 14 shtator.
Gjatë seancës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka shpërndarë disa fotografi në të cilat shihen shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila bashkë me ish-deputetin e Listës serbe, Igor Simiq dhe Millan Radojiçiqin
Të premten Kosova nënshkroi marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nga kjo marrëveshje vendi ynë përfitoi 35 milionë dollarë.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Vjosa Osmani tha se këto para do të investohen në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Gjithashtu, të premten në Fushë Kosovë u mbajt edhe një protestë para zyrëve të EULEX-it.
Protesta ishte organizuar nga OVL-UÇK, të cilët u shprehen kundër bastisjeve që po bëjnë Dhomat e Specializuara, ndërsa kërkuan nga Policia e Kosovës të mos lejojnë më veprime të tilla të Speciales.