Piloti Mike Beaton, nga Devon, u mburr para një stjuardese për një natë ‘argëtuese’ në Johanesburg, në të cilën ai tha se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge, një natë përpara se të fluturonte me një aeroplan nga Johannesburg në Londër.
Stjuardesa e raportoi atë dhe British Airways e vonoi fluturimin derisa të gjendej një pilot alternativ.
Beaton u pezullua dhe fluturoi për në Londër të nesërmen si pasagjer, dhe u testua për drogë në Heathrow. Në trupin e tij u gjetën substanca të ndaluara dhe u pushua nga puna.
Piloti i përshkroi stjuardesës në mesazhet e dërguara, festën me dy burra vendas, një grua nga Uellsi që ishte me pushime dhe një grua të re spanjolle në mesazhe drejtuar stjuardesës.
“Isha një djalë shumë i keq”, ka shkruar ai ndër të tjera në mesazh.
“Më humbi këmisha diku dhe një nga vendasit më ofroi një tabaka me disa vija kokainë”, ka shkruar ai.
“Pastaj ne debatuam se nga kush do të ishte më mirë ta nxirrnim gjoksin. Dhe kjo është historia se si përfundova duke thithur kokainë nga gjoksi i zhveshur i një gruaje në Johannesburg”, kishte shkruar piloti.
British Airways tha se nuk kishte asnjë rrezik për pasagjerët për shkak të sjelljes së pilotit.
“Siguria është gjithmonë prioriteti ynë kryesor. Çështja është referuar në AAC (Autoriteti i Aviacionit Civil) dhe personi nuk punon më për ne”, thanë ata.
Pas incidentit, linja ajrore i dërgoi një letër stafit të saj duke i kujtuar atyre “tolerancën zero” për sjellje të papërshtatshme.