Rama përcjell Macron-in: Shihemi së shpejti zoti President

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellur Presidentin Emmanuel Macron, pas vizitës së tij në vendin tonë. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga momenti i takimit, teksa i premton se do të shihen së shpejti.

Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President

Rroftë SHQIPËRIA🇦🇱❤️🇫🇷 RROFTË FRANCA”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që këtë të martë Macron erdhi në Tiranë me një plan konkret për Shqipërinë dhe Rajonin, duke u zotuar se do të udhëheqë një proces të ri politik që do të quhet Ribashkimi i Evropës, që synon të fuqizojë ekonomitë e Ballkanit dhe bashkëpunimin me BE-në teksa paralelisht vijon procedura burokratike e anëtarësimit.

Plani u mirëprit edhe nga kryeministri shqiptar, i cili kërkoi që të ndryshojë mendësia, e të mos e shohim anëtarësimin si formën e vetme të integrimit.

Share This Article