Neymar mbetet në qendër të vëmendjes në Brazil dhe jo vetëm edhe jashtë fushave, sidomos në flirte me vajza të ndryshme. Dhe së fundmi ka pasur një stuhi në për influencieren e njohur Rebeca Ribeiro për pjesëmarrjen në një festë private të organizuar nga Neymar në një vilë luksoze pas barazimit zhgënjyes në shtëpi me Venezuelën.
Vajza në fjalë u sulmua rëndë në rrjetet sociale që kishte flirtuar me yllin e Seleçaos, i cili u bë sërish baba pak ditë më parë. Në rrjetet sociale akuzonin se ishte pikërisht Rebeca që i është afruar Neymar, por ajo ka mohuar një gjë të tillë:
Po shkruaj për të mbrojtur imazhin dhe privatësinë time, pas fyerjeve, gënjeshtrave dhe fjalëve të pandershme. Nuk pranoj që të më akuzojnë për diçka që nuk e kam kryer. Nuk kam pse t’i përgjigjem askujt në jetën time, unë punoj duke përdorur një imazh të ndërtuar mirë përmes vlerave, parimeve dhe objektivave të mia” – sqaroi Ribeiro, e cila mohon në mënyrë kategorike të ketë diçka me sulmuesin brazilian.