Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim pune me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që drejton. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kreu i grupit socialist Bledi Çuçi, kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu, ishin pjesë e takimit me kreun e qeverisë.
Mësohet se gjatë takimit është diskutuar mbi paketën e re të ndryshimeve që do të shtrohen për diskutim në Kodin Penal, përfshirë propozimet e ministrit Taulant Balla.
Gjithashtu, në takimin me kryeministrin Rama është diskutuar edhe mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2024. Projektbuxheti pritet të miratohet në fillim të muajit nëntor në Këshillin e Ministrave dhe më pas do t’i dërgohet për shqyrtim në Kuvend.