Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
“Është zhvilluar një bisedë telefonike. Diçka për të cilën presidenti është angazhuar, në bisedimet që ka me liderët e rajonit. Ne po punojmë që të largojmë amerikanët që kanë mbetur nga Gaza”, tha Sullivan.