Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohë përmbushjen e premtimeve, siç është liberalizimi i vizave.
“Duhen dy për ‘tango”. Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Thaçi ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, i organizuar nga “Friends of Europe”.