Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, presidenti shqiptar, Ilir Meta do të qëndrojë sot në Kosovë.
Meta fillimisht do të ndajë disa dekorata për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës, që shërbyen në ndihmë në Shqipëri pas tërmetit tragjik.
Presidenti shqiptar do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes ku përveç se me ministrin në detyrë, do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj,
Pak orë më vonë, Meta së bashku me Haradinajn vizitojnë komunën e Gjilanit, ku priten nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.
Meta, Hardinaj dhe Haziri do të qëndrojë në fshatin Livoç të Gjilanit, ku do të vizitojnë familjen Abazi që humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri.