Agron Shehaj e konsideron Erion Veliajn të paprekshëm.
Deputeti deklaroi se është qesharake të besosh se 100 milionë eurot me inceneratorin e Tiranës i kanë vjedhur punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe jo Veliaj.
Sipas Shehajt, Veliaj duhet të dorëhiqet dhe të dalë para drejtësisë si çdo qytetar i thjeshtë.