Lëvizja Bashkë njofton protestë kundër qeverisë: Të ngrejmë zërin kundër korrupsionit
STATUSI I LËVIZJES BASHKË
Shqipëria është një nga gjashtë vendet më të korruptuara të Evropës. Institucionet publike shpërdorojnë rreth 1 miliard euro në vit.
Në Shqipëri vidhet nëpërmjet prokurimeve, koncesioneve, lejeve të ndërtimit, ligjit për investitorët strategjikë dhe monopoleve.
Korrupsioni i gjithanshëm bllokon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, thellon varfërinë, mban të ulëta pagat dhe pensionet, çon në ekstrem pabarazitë, degradon shërbimet publike, zhvlerëson meritën dhe nxit emigrimin masiv.
Në krye të sistemit korruptiv janë ata që e kanë qeverisur Shqipërinë dekadat e fundit. Ata që kanë vjedhur dhe vazhdojnë të vjedhin për vete, për familjarët dhe partitë e tyre.
Ne, qytetarët e nëpërkëmbur nga keqqeverisja, duhet të ngremë zërin kundër korrupsionit.
Ne duhet të ushtrojmë trysni mbi institucionet e drejtësisë që të gjithë pushtetarët dhe ish-pushtetarët e korruptuar të japin llogari përpara ligjit.
Ne, BASHKË, duhet të hedhim themelet e një qeverisjeje të ndershme.
Koha s’pret më!