• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Magjia e Shkodrës dhe violinës

Magjia e Shkodrës dhe violinës

by albnews
17 January, 2024
in Albania
0
39
VIEWS

Në Shkodër 

Atë mbrëmje, sapo vendosëm, kontaktuam me bujtinat Kaduku dhe Elite që ishin plotësisht të rezervuara. Pastaj u lidhëm me CityCenterHotel që, sipas hartës së qytetit në Google, ndodhej në Pedonalen e bukur të Shkodrës. Biseda qe e shkurtër dhe rezultoi e frutshme. Kemi një dhomë për ju, dëgjuam zërin e një personi të miredukuar për detyrën që kryente në anën tjetër të linjës. Po erdhët me makinën tuaj, po iu nis menjëherë adresën e parkingut publik. Kështu të nesërmen u nisëm nga Durrësi me atë ndjenjën e mirë që ka çdo njeri kur është për rrugë, aq më tepër kur ajo të çon në Shkodërloce. Deri kur pamë tabelën orientuese nuk na besohej që tamam në zemër të pedonales, përballë Muzeut Marubi, ndodhej hoteli ynë. Vendndodhja më e mirë në krahasim me të gjithë hotelet e tjerë! 

Nuk kemi kohë për të humbur. Sulemi në drejtim te Muzeut Etnografik, pranë Çinarit të Madh. I kompozuar në përshtatje me mjediset që ofron ndërtesa e restauruar me kujdes nga mjeshtrat shkodranë, nga njëri kat në tjetrin çdo dhomë ka eksponate, fotografi të shumta, objekte dhe materiale dokumentare që ofrojnë njohjen e kulturës së jetesës ndër vite të qytetit tonë të mirënjohur.  

Prej aty kthehemi në Muzeun Marubi. Jemi me fat. Ne katin e parë është hapur  ekspozita fotografike e dy vëllezërve, Janaki e Milton Manaki, pionierë  të fotografisë dhe filmit në Maqedoni, në fund të shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të. Njeri prej tyre është autori i fotos historike të Komisionit të Alfabetit Shqip, të kryesuar nga Padër Gjergj Fishta, në Manastir më 1908. Muzeu, i rinovuar, ofron foto të rralla të disa prej momenteve kyçe të 

historisë sonë kombëtare. Ashtu si edhe të shumë prej figurave me kontribut të veçantë për prosperimin e Shqipërisë si Çerciz Topulli, Mihal Grameno, Kolë Idromeno, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Asdreni, Zef Kolombi, etj. Muzeu Marubi është një aset kombëtar edukimi. 

Si i tillë do t’ishte e udhës që nxënësit e shkollave të mesme të vendit, të organizuar në zbatim të një udhëzimi në nivelin e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore në rrethe, ta vizitonin Muzeun një herë në katër vitet e shkollimit. Ashtu si edhe Butrintin, Apolloninë, Muzeun Ikonografik (Korçë), Muzeun Historik Kombëtar, etj. 

Në mbrëmje ulemi për t’u argëtuar në Oborrin Shkodran, në krye të Pedonales. Është plot e përplot me turistë. Lokali me orkestrën, dy këngëtarët dhe repertorin e pasur te këngëve qytetare shkodrane, por edhe me gatimet e shumëllojshme të traditës kulinare të trevës, plotesojnë më së miri atë që na mungonte nga kjo ditë e veçantë. 

Të nesërmen në mëngjes jemi ulur në verandën e “Kështjellës”. Lokalit që ngrihet anës Bunës, sapo del nga ura mbi të dhe merr drejtimin për Muriqan. Freskia e mëngjesit, ajri i pastër, ujrat e Liqenit në të majtë dhe të Drinit e Bunës që bashkohen në të djathtë, rrezet e diellit që po ngrihet ngadalë dhe që shënjojnë Kalanë e Rozafës përballë, shija e tespixhes, ëmbëlsirës karakteristike të qytetit, vetëm sa e shtojnë keqardhjen tonë që po largohemi nga Shkodra. 

Bashkë me shoqen time te jetës, që është magjepsur nga pamja dhe nuk pushon së shkrepuri kameran, biem dakord se nuk ka më bukur se ky vend për t’i thënë mirupafshim Asaj. Para na pret një ditë e gjatë dhe synimi për të parë sa më shumë … 

Në Velipojë 

Mbasi marrim kthesën e Bërdicës, në të majtë të rrugës anashkalojmë në lëvizje e sipër lagjet e fshatit mbushur me shtëpi e vila të reja. Parcelat e tokës të punuara për merak, pemishtet e ngarkuara me fruta dhe vreshtat që bëheshin gati të dhuronin rrushin, “pushtojnë” vëmëndjen tonë. Nuk e ndjejmë rrugën deri sa në horizont shohim detin dhe pas pak plazhet përgjatë bregut të tij. Nuk kemi asnjë adresë kështu që iu drejtohemi një grupi ndërtesash të rrethuara me gardh shufrash hekuri dhe lulishte të sistemuara e rrugë të shtruara me të gjithë sinjalistikën e nevojshme. Në mes tyre dallojmë pishinat me siperfaqen e ujit ngjyrë kaltër që reflektojnë si pasqyra të mëdha objektet që kanë përreth. Padyshim një Resort! Parkojmë në zonën e plazhit. Punëtorë dhe mjete transporti që largojnë çadrat e shezlonget. Mori fund për këtë vit, na thotë duke buzëqeshur një djalë i ri. Kthehemi dhe hyjmë, duke ndjekur shenjat orientuese, në një nga ndërtesat e Resortit me shpresën që bari është i hapur. Dy gra të reja pastronin në qoshe të sallës. Pyetjeve tona iu përgjigjen duke mbledhur supet dhe belbëzuar në një gjuhë që nuk e kuptonim. Ishin të huaja të punësuara këtu. Përgjegjsja e tyre, që e thirrën, na sqaroi se resorti ishte i mbyllur dhe punonte vetëm për grupe turistike që kishin prenotuar për qëndrime disa ditore. Zonja që na sqaroi ishte vendalie dhe na ndihmoi me sugjerimet e saj që të shikonim sa më shumë nga hotelet, resortet dhe vijën bregdetare të Velipojës me plazhet dhe rërën kurative të tyre. 

Në “Mrizi Zanave” dhe “Hylli Dritës” 

Vazhdojmë aventurën e asaj dite duke marrë rrugën për Lezhë. Pak kilometra pa arritur atje, kthejmë majtas në Fishtë dhe pas një copë rruge të asfaltuar arrijmë në resortin “Mrizi Zanave”. Parkingu është plot. Anas rrugicës hyrëse janë rreshtuar 4 autobusë. Lart në sallat e mëdha të restorantit nuk ke ku hedh mollën. Poshtë nën hardhitë e rrushit po shtrojnë me ngut tavolina të gjata si në një menxë. Një grup i madh të ardhurish presin të sistemohen. Kamarieret e hijshme si zanat e Fishtës vrapojnë e fshijnë djersët. Manaxheri i lokalit mezi perqëndrohet dhe na këshillon me dashamirësi që vaktin për të cilen kemi ndaluar mund të shkojmë e ta shijojmë tek resorti “Hylli Dritës”. Edhe atje është shumë mirë, thotë ai. Pastaj rruga në atë drejtim vazhdon e asfaltuar deri në Lezhë, na siguron kur na sheh në mëdyshje. 

Ashtu bëjmë. Rruga është për mrekulli. Plot kthesa e ngjitje-ulje që veçse e motivojnë shoferin për të qenë i përqëndruar. Ja edhe “Hylli Dritës”, me një çardak të gjërë që sheh fushën e mbi Lezhës. Pamje spektakulare, deri poshtë në rrugën nacionale dhe pertej në horizont ku më shumë e ndjen se e sheh bregdetin. Një bust i Fishtës dhe pllakat dekorative me citime nga veprat e Tij bien në sy në sfond të sallës. Kur afrohesh dhe lexon vargjet e ekspozuara, që të hyjnë drejt e në shpirt, humbet në meditim e mirënjohje të thellë për njeriun që i dha gjthçka kombit tonë nga talenti Tij i pamatë! Qoftë edhe për kaq kujtdo që i bjen rruga për Fishtë, i ri apo i moshuar, do të kënaqet nga vizita në mjedisin fishtian, panorama e rrallë që ofron dhe menuja e larmishme e gatimeve me prodhimet agro-bujqësore të zonës e resortit bio “Hylli Dritës”. 

Nuk kthehemi mbrapsht por vazhdojmë  në të njëjtën rrugë për Lezhë sapo dëgjojmë që ajo kalon përmes Kallmetit, mbretërisë së verës shqiptare të paktën deri në vitin 1990. Pasi përshkojmë 

Troshanin me kopshtet e shtëpive plot pjergulla e pemë frutore, që lëshonin aromën e vjeshtës së parë rreth e qark, na del papritur n’anë të rrugës tabela Kallmet 2. Nuk shohim dyqane apo ndonjë pikë tregtare që të ndalojmë. Mbas disa kthesave tabela re shënon Kallmet 1. Në të majtë rruga zgjerohet dhe shihet një market modest ku tregtohet edhe vera e famshme e Kallmetit. Pyetjes në se mund të vizitojmë punishten ku prodhohet vera na thanë se ndodhet ne Kallmet 2. Nuk u kthyem (sot ndjehemi të penduar), blemë disa shishe vere që ishin paisur me etiketa sipas kërkesave të kohës dhe vazhduam rrugën për Tiranë ku kishim edhe ndalesën e fundit në pragmbrëmjen e të njëjtës ditë, 15 Shtator 2023. 

Holli “Gjon Simoni” në RTSH 

Mendimi që në fund të ditës do të ndjekësh një koncert simfonik vetvetiu t’a zbukuron atë. Pikërisht këtë po përjetonim përgjatë asaj dite fatlume. Ishim miq të ftuar të Shpresës, mësueses së nderuar pensioniste durrsake, zonjës të të ndjerit Gjergj Vlashi, Nderi Kombit. Shkrimtari, përkthyesi dhe i konsideruar babai i regjizurës së varietesë shqiptare. 

Holli “Gjon Simoni” i godinës së Radios po mbushet me të ftuarit. Mbas pak një pjese u duhet të qëndrojnë në këmbë. Është e gjithë paria artistike e Tiranës. Ngren siparin e sezonit të ri artistik orkestra simfonike e RTSH, nën drejtimin e maestros Aurelien Azan Zielinski. Nipi Shpresës, Daniel Vlashi Lukaçi, interpreton Koncert ne La Maxhor për violinë e orkestër te W. A. Mozart. 

Vetëm 26 vjec, i edukuar në shkollat më të mira europiane të Violinës, Danieli për momentin është zv/koncert maestër i Filarmonisë së Berlinit. 

Në harmoni të plotë me orkestrën, plot temperament e siguri, violina e Danielit përcjell kaq bukur magjinë e muzikës së pavdekshme të Mozart. Në përfundim spektatorët të ngritur nga vendet duartokasin gjatë dhe kërkojnë encore nga durrsaku i ri që ka arritur shumëçka dhe sapo ka hapur në Berlin një portë të madhe për të ardhmen e tij artistike. 

Pas shfaqjes të emocionuar diskutojmë për koncertin. Sa mirë që më në fund  kemi një drejtor artistik që sjell eksperiencën dhe disiplinën e orkestrave më të përparuara të Europës! Risi e vlertë për të nxitur e mbështetur talentet e reja! Të gjithë i urojmë jetëgjatësi asaj! 

Afrohet Danieli, nipi dhe djali i Durrësit. E përgëzojnë dhe përqafojnë gjyshe Shpresa e daj Bardhi me teta Mirën, miqt e familjes Hajgu, Gëzimi e Irma dhe plot të tjerë.  Gëzimi mendon për emocionet e prindërve të Danielit që janë larg, në La Korunja të Spanjës. U shkruan për suksesin. U takon jo vetëm si prindër. Flori dhe Rediana, të dy artistë të shquar të violinës e violoncelit, janë mësuesit e parë të Danielit. 

Nisemi për shtëpi në Durres plot mbresa të bukura për Shqipërinë tonë turistike e kulturore. 

Kujtim Kabashi 

Durrës – Toronto 

Previous Post

Kosova ndalon qarkullimin e kartëmonedhës ‘500 euro’, ja çfarë përcakton rregullorja e re e miratuar nga bordi i Bankës Qendrore

Next Post

Një ‘top gun’ për Miss Amerika! 22 vjeçe, bjonde ka studiuar në Harvard dhe piloton avionët luftarakë në ushtri

albnews

albnews

Related Posts

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë
Albania

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap
Albania

Eurovision 2025 në prag finale: Shqipëria e mbyll spektaklin, Norvegjia e hap

16 May, 2025
Next Post
Një ‘top gun’ për Miss Amerika! 22 vjeçe, bjonde ka studiuar në Harvard dhe piloton avionët luftarakë në ushtri

Një 'top gun' për Miss Amerika! 22 vjeçe, bjonde ka studiuar në Harvard dhe piloton avionët luftarakë në ushtri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM