Policia Financiare italiane sekuestroi shtatë milionë kordone dekorative me drita, dekoracione për Krishtlindje dhe lodra tjera, gjatë dy operacioneve të kryera në jug të gadishullit dhe në rajonin e Romës.
Policia njofton se, dy tregtarëve kinezë në Romë dhe në Tivoli u janë sekuestruar pesë milionë dekoracione për Krishtlindje që nuk iu përgjigjen strandardeve të sigurisë. Ata mund të përfitonin nga shitjet më shumë se një milion euro.
“Kordonet dekorative me drita shfaqnin në mënyrë abuzive shenjën CE dhe nuk respektonin normat e sigurisë. Ato ishin potencialisht të rrezikshme, që mund të krijonin qarqe të shkurtra apo zjarre”, theksoi policia financiare në një komunikatë.
Në rajonin e Barit, policia financiare, pas hetimit ka kryer gjithashtu kontrolle në 22 tregje me pakicë dhe shumicë, gjatë një operacioni të quajtur “Krishtlindje e sigurt”./ATSH/