Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani ka thënë se edhe nëse Vetëvendosje nuk mund të ndërtojë një koalicion qeverisës, Kushtetuta nuk e lejon që subjektet tjera të bëhen bashkë e të ndërtojnë qeverinë, pasi Kushtetuta i lejon vetëm Vetëvendosjes ta propozojë qeverinë.
Hasani në RTV Dukagjini, ka thënë se disa kushtetuta tjera siç është ajo e Maqedonisë Veriore e lejojnë që partitë tjera përjashtuar partinë e parë që ka dalë në zgjedhje, të formojnë qeverinë, por në Kosovë kjo nuk lejohet në bazë të Kushtetutës.
Hasani ka sqaruar se partia që ka dalë e para në zgjedhje, në këtë rast Vetëvendosje, ka të drejt të propozojë edhe një kandidatë të dytë për kryeministër, nëse i pari dështon të merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese që në kohën e VLAN-it rrëzoi Isa Mustafën nga posti i kryetarit të Kuvendit, thotë se nga viti 2014 gjithçka është e çartë kush e ndërton qeverinë dhe sipas tij më askush nuk ka provuar të veprojë ndryshe.