Ranucci, autor i ‘Report’ në Rai3, i përgjigjet akuzave të Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sigfrido Ranucci, autori i programit “Report” i Rai3, me një eksperiencë 25 vjeçare, pas polemikave mes drejtuesve të Rai dhe Edi Ramës do të flasë në orën 19:15 në Syri Tv për Armela Ferko, në edicionin qëndror të lajmeve.

Sigfrido Ranucci pritet të hedhë dritë mbi polemikat e fundit që kanë shpërthyer pas investigimit të Rai-t në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët.

Intervista ekskluzive e Ranucci  vjen pas deklaratave fyese të Ramës ndaj mediave italiane dhe Syrit. Autori i programit investigativ, një nga programet më serioze dhe influente në Itali, pritet të hedhë dritë mbi të thënat e të pathënat e kësaj polemike.

Report në RAI3, emision që transmetohet të dielën, pritet që të publikojë të tjera detaje në emisionin e rradhës, ndërkohë që në pjesën e parë u hodh dritë jo vetëm mbi marrëveshjen Rama-Meloni për kampet e refugjatëve, por edhe mbi lidhjet mes krimit dhe qeverisë.

Share This Article