Këngëtari Justin Timberlake është arrestuar nga policia e Nju Jork për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ylli i popit u arrestua dhe u akuzua zyrtarisht të martën në mëngjes, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Qarkut Suffolk e cila nuk dha detaje të mëtejshme.
Timberlake u arrestua në Sag Harbor, një fshat i njohur në Hamptons, një destinacion popullor veror për personat e famshëm në Long Island.
Një ish-anëtar i grupit popullor të djemve NSYNC, Timberlake është një aktor, kompozitor dhe një nga artistët muzikorë më të njohur në botë. Ai ka folur hapur në të kaluarën për problemet me alkoolin.
Në shtetin e Nju Jorkut, dënimet për akuzat që lidhen me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur përfshijnë deri në një vit burg, një gjobë prej 1000 dollarësh dhe pezullimin e patentës së shoferit për të paktën gjashtë muaj.