Arbër Hoxha është në një formë të shkëlqyer në nisje të këtij sezoni. Në ndeshjen e parë, ai arriti të realizonte gol për Dinamon e Zagrebit në Kroaci dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në takimin e javës së dytë në transfertë ndaj Osijekut.
Sulmuesi shqiptarë arriti të realizonte një gol mjaft të bukur teksa barazoi shifrat në pjesën e parë.
Dy ndeshje, dy gola, premtojnë shumë për sulmuesin kuqezi, i cili në fund të gushtit do të vihet nën urdhrat e Sylvinho-s për ndeshjet e Ligës së Kumbeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, më 7 dhe 10 shtator.