Fotot e Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së dhe autoriteteve lokale tregojnë majën e mbuluar me borë të malit Rainier dhe borën në Minaret Vista, një pikë në Sierra Nevada në jugperëndim të Parkut Kombëtar Yosemite që ka pamje nga Kalifornia.
Më shumë borë raportohet se ka në Kaliforni përgjatë kreshtave të Sierra Nevada, kryesisht rreth Qafës Tioga dhe kufijve më të lartë të Yosemite, tha Shërbimi i Motit i SHBA.
Nuk kishte borë në ato vende për më shumë se dy dekada – që nga viti 2003, shkruan cnbc.
Tioga është 3017 metra mbi nivelin e detit dhe është hyrja lindore në Yosemite. Por, aty nuk lejohet të hyhet në shumicën e kohës për shkak të borës, e cila kërkon një deri në dy muaj për t’u pastruar.
Qendrat e skijimit e mirëpresin këtë njoftim të hershëm të kushteve të dimrit, edhe pse sezoni i skive është të paktën disa muaj larg.
“Kushtet anormalisht të ftohta” parashikohet të përhapen në pjesën më të madhe të Perëndimit Amerikan të dielën në mëngjes.
Mirëpo, me ardhjen e një fronti kaq të ftohtë, bien edhe erëra të forta, ndaj është paralajmëruar edhe për zjarre të mundshme.
Një paralajmërim për përmbytje u lëshua gjithashtu në zonën e djegur pranë qytetit të Chico në shpatet perëndimore të Sierra Nevada.
Zjarri në zonë ishte më i madhi që goditi Kaliforninë këtë vit, duke konsumuar 1748 kilometra katrorë pyll dhe bimësi gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Ishte i katërti më i madhi ndonjëherë që goditi këtë shtet amerikan.
Pas përfundimit të valës së ftohtë, vapa e verës parashikohet të rikthehet.