Prodhimi i arit në Turqi ka thyer rekordin në vitin 2019 duke arritur nivelin e tij më të lartë në historinë e vendit, sipas Shoqatës Turke të Minatorëve të Arit (AMD).
Në vitin 2001 në Turqi u prodhua 1.4 tonë ar. Ky nivel u rrit në mënyrë të qëndrueshme për të arritur një rekord të lartë prej 33.5 tonë në vitin 2013 ku në vend u punësuan 7.500 persona në sektorin e prodhimit të arit.
Prodhimi i arit në Turqi shënoi një rënie gjatë periudhës 2014 -2017, por gjatë vitit 2018 u prodhua 27.1 tonë ar duke u rritur me rreth 40% ose 38 tonë në vitin 2019, krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të AMD-së.
“Këtë vit, prodhimi i arit vlerësohet të rritet mbi 45 tonë duke shënuar një rekord të ri të nivelit të tij më të lartë”, deklaroi presidenti i i AMD-së, Hasan Yucel./