Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja.
Këtë koment Osmani e ka bërë në ditë kur janë bërë 1000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.
“1000 ditë qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, forcë e palëkundur… Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë”.
“Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”.