“Mbretërit e Botës” – Real Madridi fiton Kupën Interkontinentale në Doha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madrid fiton finalen e Kupës Interkontinentale ndaj skuadrës meksikane të Pachucas. Los Blancos triumfuan 3-0, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Lusail”, në Doha të Katarit.

Ndeshja u zhbllokua nga Kylian Mbappe, në minutën e 37-të. Të besuarit e Ancelottit thelluan avantazhin me Rodrygo, në minutën e 53-të ndërsa emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Vinicius Junior, që kthehu në gol një penallti në minutën e 84-të.

Pachucan bëri shumë pak në këtë ndeshje dhe është e detyruar të kënaqet me pjesëmarrjen në këtë finale.

Trajneri Carlo Ancelotti u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e spanjollëve, me 15 trofe të fituar.

Share This Article